Telegrafi

Në Hamamin e Daut Pashës në Shkup sot u hap ekspozita e studentëve të Institutit Ndërkombëtar “Izet Curi”

Në Hamamin e Daut Pashës sot në mbrëmje u hap ekspozita e studentëve të Institutit Ndërkombëtar për modë “Izet Curi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspozita është organizuar për nder të një nga mjeshtrit më të mëdhenj të modës të shekullit 20-të, Azedin Alaja.

Instituti francez në Shkup, si bashkëpunëtorët e Institutit “Izet Curi”, ka ndarë tri çmime për arritje dhe sukses të studentëve për këtë vit.

Në ngjarjen e përmendur morën pjesë studentë dhe profesor, përfaqësuesit dhe dizajnerët e Institutit Ndërkombëtar për modë Izet Curi, ambasadori francez në Maqedoni Christian Thimonier, drejtori i Institutit francez në Shkup, Emanuel Rember, si dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi. /Telegrafi/