Personi që në gusht në lotarinë amerikane “Mega Millions” fitoi xhekpotin prej 1.6 miliardë dollarësh, i treti nga shuma e parave në historinë e SHBA-ve, është lajmëruar për ta tërhequr shpërblimin, kanë bërë të ditur zyrtarët e lotarisë.
Sipas ligjeve në Florida, emri i fituesit duhet të lajmërohet më së voni 90-ditë nga data kur është konfirmuar fituesi, që i bie të jetë 25 shtatori.
Lotaria nuk e ka konfirmuar nëse ai person ka vendosur të tërheq shumë “paushall”, apo paratë e dhëna me “këste”, transmeton Telegrafi.
Në Florida, fituesit duhet të kërkojnë shumën “paushall” në një afat kohor prej 60 ditësh.
Ndërkaq u jepen edhe disa ditë shtesë për të menduar nëse duan ta ndryshojnë mënyrën e tërheqjes së parave siç është ajo me “këste”.
Tiketa fituese është shitur në Neptun Beach, një vend të vogël në brigjet e Atlantiku në afërsi të Jacksonville.
Numrat fitues të gushtit ishin 13, 19, 20, 32, 33 dhe 14. /Telegrafi/