Telegrafi

Në guacën e tualetit gjetën një gjarpër gjigant

Ndjekësi i gjarpinjve, Elliot Budd, ka thënë se ky është gjarpri më i veçantë dhe më i vështirë për t’u kapur.

“Me të kapur një pjesë të trupit të gjarprit, ai ka filluar të ikte nga pjesa e kanalizimit”, ka thënë Budd, i cili mbledh gjarpinj që hynë në prona private, transmeton Telegrafi. “Është dashur të demolojmë tualetin, sepse gjarpri hynte thellë në kanalizim dhe nuk mundnim ta nxirrnim përjashta”.

Pas disa përpjekjesh, ai ka arritur ta nxjerrë gjarprin, i cili del të jetë një piton i pahelmueshëm. /Telegrafi/