Në një vendparkim në Rujin të Kinës, është hapur papritmas një gropë afro 30 metra e gjerë.
Pas shembjes së asfaltit, në këtë hapësirë kanë rënë katër vetura, ndërsa një tjetër ka mbetur e varur në cep, transmeton Telegrafi.
Gropa e thellë rreth tri metra, që është hapur brenda disa sekondave, e ka marrë me vete edhe një pemë të lartë.
“Kam qenë duke ngrënë drekë, kur e pash veturën duke rënë në gropë”, ka shpjeguar një nga pronarët. /Telegrafi/