Site icon Telegrafi

Në Greqi mbizotëron optimizmi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë

Mediuat greke dolën me reagime fillestare pozitive pas raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, duke theksuar se është i dukshëm përshpejtimi i procesit për zgjidhjen e kontestit, por se lëvizja e tillë në plan ndërkombëtar mund të shkaktojë probleme serioze në Qeverinë e koalicionit të kryeminsitrit Alexis Tsipras.

Sipas In.gr, SHBA-ja ka vendosur afat që deri në verë të gjendet zgjidhje, ndërsa në të kundërtën do të pasojë hyrja në NATO nën referencën IRJM. Megjithatë, kjo hap çështjen se si Kamenos do të reagojë nëse ofrohet emër kompleks dhe nëse do të dilnin nga Qeveria, duke e pasur parasysh se ai deri më tani kundërshtonte ashpër që fjala Maqedoni të përmbahet në emrin e fqinjit verior.

“Ekathimerini” e transmeton deklaratën e drejtorit për Dialog për Evropën Juglindore pranë Universitetit Columbia, David L. Phillips, i cili është ish-këshilltar në Departamentin amerikan të Shtetit në kohën e presidentëve Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama, se raportet mes Athinës dhe Shkupit janë në zenitin e tyre dhe se viti 2018 është i rëndësishëm për shkak të mundësisë që të arrihet zgjidhja që do të jetë në dobi të të dyja palëve.

Botimi online “Iefimerida” shkruan se diçka po lëviz në Shkup dhe se në mënyrë të përshpejtuar po kërkohet zgjidhje për problemin me emrin. Gjysma e parë e vitit 2018 është koha ideale për zgjidhje të problemit me emrin, sepse në qershor dhe korrik mbahen samitet e BE-së dhe NATO-s, në të cilat SHBA-të presin të zgjidhet integrimi euro-atlantik i Maqedonisë, por sipas “Eifimerida”, e tërë kjo është nën supozimin që problemi me emrin dhe vetoja nga Greqia të tejkalohen./Telegrafi/

Exit mobile version