Telegrafi

Në Graçanicë po kërkojnë shkarkimin e komandantit të policisë

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Graçanicës po kërkojnë shkarkimin e komandantit të Stacionit të Policisë në këtë komunë, Bratislav Trajkoviq.

Këtë iniciativë ata e kanë marrë për, siç kanë thënë, shkak të rënies së besimit ndaj punës së Stacionit Policor dhe po ashtu rrënimit të sigurisë në këtë komunë, shkruan Koha Ditore.

Në një njoftim për media të Zyrës për informim të Komunës së Graçanicës thuhet se këtë procedurë të shkarkimit të komandantit Trajkoviq këshilltarët e kanë e votuar njëzëri.