NPK “Sharri” nga Tetova njofton se për shkak të ndotjes së ujit në burimet e Leshnicës, sistemi i stacionit të filtrimit për momentin është plotësisht i mbyllur.
Qyteti i Tetovës furnizohet me sasi të reduktuar të ujit, ndërsa ekipet e NPK “Sharri” janë në terren për zgjidhjen e shpejtë të problemit.
Kufizim të ujit në ujësjellësin e qytetit do të ketë nga ora 13:00-15:00 dhe në periudhën nga ora 01:00-04:00.
Nga NP “Komunalec” nga Gostivari, njoftojnë se për shkak të kontaminimit të shkaktuar nga reshjet e dendura, analizat e fundit fiziko-kimike dhe mikrobiologjike konfirmojnë se uji nga rrjeti publik i ujësjellësit aktualisht nuk është i sigurt për pije.
Qendra për Menaxhim me Kriza gjithashtu njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy zjarre në ambiente të hapura./Telegrafi/