Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, e organizuar nga Shoqata e Artistëve të Artit Figurativ “Draodacum”, me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit, ka përmbyllur aktivitetet e saja, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në ekspozitën kolektive të mbajtur në Galerinë e Qendrës për Kulturë, u ekspozuan punimet e krijuara gjatë qëndrimit në qytetin e Gostivarit të 67 artistëve nga gjithsej 29 shtete të ndryshme të Botë, pjesëmarrës në këtë koloni artistike ndërkombëtare./Telegrafi/