Telegrafi

Në Gostivar organizohet koloni artistike ndërkombëtare

Në suaza të aktiviteteve të shumta të ndërmarra për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit, Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draodacum”, organizon Koloninë Artistike Ndërkombëtare “Kombet e Bashkuara Artistike”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Shoqatë së Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draodacum”, Reshat Ameti theksoi që prania e artistëve nga e gjithë Bota tregon se Gostivari ka kapacitete për të organizuar evenimente të këtij formati.

Ky eveniment organizohet për të 11 vit me radhë. Në këtë eveniment kulturor marrin pjesë 67 artistë nga gjithsej 29 shtete të ndryshme të Botës. Temat janë të lira dhe çdo artist mund të shpreh pikëpamjet e veta artistike.

Përmbyllja e Kolonisë do të shënohet me ekspozimin e punimeve të krijuara nga artistët pjesëmarrës gjatë qëndrimit në qytetin e Gostivarit. Ekspozita do të mbahet fillimisht në ambientet e Komunës së Gostivarit, pastaj në Shkup me mundësi që të prezantohet edhe jashtë shtetit./Telegrafi/