Site icon Telegrafi

Në Gostivar ndahen 45 banesa sociale per familjet në nevoj

Sot, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me Kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin Boçvarski ishin në Gostivarë ku dorëzuan çelsat e 45 banesave sociale për familjet në nevojë të kësaj komune.

Është kënaqësi kur politikat e qeverisë për të ciliat punojmë japin fryte dhe qytetarët i ndjejnë drejtpërdrejt ato përfitime tha zëvendësministri Bekim Rexhepi.

Sot së bashku me kryeministrin Kovaçevski ua dhamë çelësat e 70 banesave qytetarëve që i plotësuan kushtet e parapara në thirrjen publike dhe morën një shtëpi të re, në objektin social në Gostivar.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria në tërësi, ju ndihmonë të gjithë qytetarëve, veçanërisht familjeve në rrezik social, sepse të gjithë meritojmë kushte jetese më të mira dhe më humane dhe mbetemi të përkushtuar ndaj politikave tona në krijimin e një shoqërie të zhvilluar dhe të begatë theksoi zëvendësministri Rexhepi.

Exit mobile version