Në Komunën e Gosstivarit vijon projekti për gjelbërimin dhe mbjelljen e drunjve dekorativ në brendinë e qytetit. Aksioni i radhës, njofton Komuna e Gostivarit ka përfshirë sipërfaqen përgjatë rrugës “Sedek Kostovski”, njofton AIM.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili tha që ndër prioritet e komunës mbetet mirëmbajtja e gjelbërimit dhe mbjellja e drunjve në mjediset publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në të njëjtin vend para dy viteve mbollëm dru dekorativ që i kishim donacion nga Shqipëria, por që për shkak të kushteve klimatike u thanë dhe nuk i rezistuan klimës që kemi në vendin tonë. Si komunë i kushtojmë rëndësi gjelbërimit dhe kemi mbjell shumë drunj me qëllim edhe të pastrimit të ajrit dhe shmangies së pluhurit”, deklaroi Bejta.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingje dhe gjelbërime” Memetali Emri, tha se po bëhet ripërtëritja e drunjve që pësuan nga kushtet e rënda klimatike në stinën e dimrit.
Kjo ndërmarrje këto ditë vijon me rregullimin e hapësirave të gjelbra në oborret e banesave kolektive, përgajtë shëtitores së qytetit, parqet dhe mjediset tjera publik./Telegrafi/