Sipas informatave të Komisionit komunal zgjedhor të komunës së Gostivarit , në votimet deri në ora 10:00 kanë dalë 5 për qind nga numri i qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht 4.309 persona.
Në Listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.632 persona të cilët do të votojnë në 121 vendvotime.
Procesi i votimit në rrethin e dytë për zgjedhje të kryetarit të komunës ka filluar në kohë dhe zhvillohet pa pengesa./Telegrafi/