Site icon Telegrafi

Në “Google Street View” zbuluan hajnin e kamp-shtëpizës

Kamp-shtëpiza e shtrenjtë e David dhe Rebbeca Soanes u zhduk nga oborri i shtëpisë së tyre në Linton vitin e kaluar.

Hetimet e policisë për nëntë muaj nuk dhanë ndonjë rezultat. Djali Reuben në një ditë nëntori po shikonte në internet fotografitë e shtëpisë së tyre të cilat i kishte bërë automobili i “Google Street View” dhe vërejti një xhip të panjohur në oborrin e tyre.

Policia njoftoi se ndoshta automobili i Google kishte kaluar rrugën derisa hajni “po operonte” në oborr. Dyshohet se burri i fotografuar afër xhipit ka vjedhur edhe kamp-shtëpizën.

Fotografia është publikuar dhe të gjithë qytetarët janë lutur që ta njoftojnë policinë nëse identifikojnë të dyshuarin. /Telegrafi/

Exit mobile version