Telegrafi

Në Google Store çmimi i Pixel 6a zbret në 199 dollarë

Pasi e zbriti për herë të parë çmimin e Pixel Tablet, Google Store në SHBA tani ka një raund të ri ofertash të cilat çmimin e Pixel 6a e ulin në 199 dollarë.

Pixel 6a u prezantua në majin e vitit 2022 me një çmim 449 dollarë.

Me lansimin e Pixel 7a, Google e mbajti modelin në linjë dhe çmimin e saj e zbriti me 100 dollarë, në 349 dollarë.

Një zbritje prej 150 dollarësh tani e sjell Pixel 6a në një shumë të pabesueshme prej 199 dollarësh, megjithëse zbritja nuk ka filluar ende, raporton 9to5google, përcjell Telegrafi.

Telefoni përmban një ekran OLED 6.1 inç 1080 x 2400 (429 PPI) dhe fuqizohet nga gjenerata e parë e çipave Google Tensor me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Ai ka një bateri me kapacitet 4,410mAh me kamera 12,2 MP për fotografi të gjerë dhe 12MP për fotografi ultra të gjerë, ndërsa kamera selfie ka një lente me 8MP, ndërsa në dispozicion ka ngjyrat Charcoal, Chalk, ose Sage.

Pixel 6a do të marrë përditësime të versionit Android deri në korrik 2025, dhe pas kësaj periudhe do të marrë përditësime sigurie edhe për 2 vite të tjera. Zbritja do përfundojë me 26 gusht 2023. /Telegrafi/