Restaurantet e peshkut po preferohen gjithnjë e më shumë si vende për të kaluar kohë të mirë dhe për t’u ushqyer shëndetshëm dhe shijshëm.
Së fundmi në Prishtinë është hapur një restaurant me një enterier të kompozuar me detaje artistike që krijojnë një ambient të këndshëm, të projektuar nga Studio ARTEC dhe nën përkujdesjen e arkitektit Ilir Llonçari.
Goldfish i kushton rëndësi të madhe shërbimit, një drekë apo darkë në Goldfish do të jetë gjithmonë një përvojë e jashtëzakonshme për adhuruesit e ushqimit.
Aroma e mahnitshme, freskia dhe shija e mrekullueshme e pjatave të përgatitura me shumë përkushtim nga kuzhinierët me përvojë do të mbesin gjatë në mendjen e atyre që e provojnë.
Goldfish ka kuzhinë plotësisht të hapur, e cila ofron një ndjenjë të veçantë gjatë pritjes së pjatës tuaj, duke shijuar bukën e gatuar aty për aty me copa ullinjsh dhe me vajin më të mirë të ullirit nga ullishtat e vetë pronarit të restaurantit.
Ushqimi në Goldfish gatuhet për ti kënaqur të gjitha shqisat, duke u kujdesur që përveç aromës dhe shijes së mrekullueshme edhe prezantimi i ushqimit të jetë art në vete.
Me pjatat e mrekullueshme gjithmonë shërbehet vera më e mirë nga bodrumet italiane, si dhe ato vendore për ata që i preferojnë shijet e njohura. Po ashtu mund të shijoni edhe verën dhe rakinë artizanale nga vreshtat e Përmetit.
Ndërsa në banakun me pjatat e zeza e me shkopinjtë ngjitur është Sushi i gatuar para jush i shoqëruar një gotë sake që mbahet gjatë në mend.
Goldfish gjendet në Rr.Vicianum, në Arbëri Prishtinë, për rezervime ose informacione tjera mund të kontaktoni në tel: +38345605080