Sa më shumë që po afrohet finalja e shout më të madh garues në televizionet shqiptare “Super Sfida”, po rritet drama dhe tensioni.
Këtë të diel, me fillim në ora 20:50, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), pritet që të ballafaqohen ekipi “Shqiponja” dhe “Klan Kosova”, të dyja këto ekipe që dhurojnë emocion të madh dhe shumë shou.
Për ekipin “Shqiponjat” do të garojnë Leonora Jakupi, Gold Ag dhe Meda, ndërsa për ekipin e “Klan Kosovës”, do të garoi Alaudin Hamiti, Shqipe Berisha dhe Kron Sadiku.
Lojtarët e të dyja palëve janë garues shumë të mirë, e që vet rezultati i arritur deri më tani – shkuarja në gjysmëfinale – është tregues më i mire i forcës i të dyja ekipeve. /Telegrafi/