Site icon Telegrafi

Në gjysmë vjetorin e parë rreth 174 nxënës kanë braktisur shkollat ​​fillore dhe të mesme të Kumanovës

Fotografi ilustruese

Në gjysmën e parë të vitit shkollor 174 nxënës kanë braktisur shkollat ​​fillore dhe të mesme në Kumanovë, informojnë nga sektori i arsimit. Numri më i madh i nxënësve të paregjistruar janë nga shkollat ​​më të mëdha të qytetit.

Kumanova, si komuna më e madhe në vend, përballet me trend të rritjes së emigrimit, veçanërisht në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas shefit të sektorit të arsimit, Aleksandar Jovanoviq, ky trend nuk ndalet, ndërsa numri i nxënësve të ç’lajmëruar është më i madh në krahasim me vitin e kaluar, kur ishin 131.

Jovanoviq theksoi se migrimi i mëhershëm ishte kryesisht i brendshëm, nga zonat rurale në ato urbane, por tani dominon emigracioni jashtë vendit. Kumanova sipas regjistrimit të fundit ka 98.104 banorë./Telegrafi/

Exit mobile version