Site icon Telegrafi

Në Gjykatën Penale në Shkup mbahen seancat për lëndët “Tenderët” dhe “Transportuesi”

Në Gjykatën Penale të Shkupit do të mbahen seancat e radhës për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PS), “Tenderët” dhe “Transportuesi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lënda “Tenderët” ka të bëjë me punimet në Muzeun e Luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi në Shkup, ku e akuzuar është Elizabeta Kançesa-Milevska, ish-ministre për Kulturë.

Përgjimet janë pranuar si dëshmi në procedurën gjyqësore për këtë lëndë.

Lënda “Transportuesi” ka të bëjë me keqpërdorimin e 360 mijë eurove për transportin e nxënësve në komunën e Manastirit. I akuzuar është ish-kryetar i kësaj komune, Vlladimir Taleski dhe rreth 20 të tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version