Site icon Telegrafi

Në Gjykatën Penale mbahen seanca të reja për lëndët “Titanik 3”, “Tanku” dhe “Trust”

Seanca të reja në Gjykatën Penale duhet të mbahen për lëndët “Titanik 3”, “Tanku” dhe “Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi për lëndën “Titanik 3” të PSP-së çka duheshe të mbahet me 27 prill në Gjykatën Penale është shtyrë për sot, ndërsa shkaku i shtyrjes ishte mos prania e avokatit Milanko Elenov.

Për lënën “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Në lëndën “Tanku” të PSP-së me 25 prill dëshmoi Dejan Mitrovski Urko, ish-shefi i sigurimit të Nikolla Gruevskit. Në lëndën “Tanku” akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankulllovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski. Të dyshuarit akuzohen për blerjen e “mercedesit” liksoz prej 600 mijë euro.

Seancë e re do të mbahet edhe për lëndën “Trust”, në të cilën akuzohet afaristi Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe trre persona juridik, në mesin e të cilëv edhe pronari i firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPK nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM. /Telegrafi/

Exit mobile version