Në Gjykatën penale për sot janë caktuar gjykimet për rastin e të akuzuarit Zahir Beqiri – Çaushi, si dhe vëllai i tij. Po ashtu duhet të mbahet gjykimi për dy demonstruesit dhe për rastin “Rover”, në të cilën për herë të tretë gjykohet ish ministri i brendshëm, Ljube Boshkoski, në rastin për vrasjen e Marjan Tushevski dhe Kiro Janev, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e kaluar të gjykimit të “Çaushit”, dëshmoi gazetari, Ljubisha Arsiq, i cili ka shkruar për aferën e letërnjoftimeve të falsifikuara por para gjykatës nuk e zbuloi burimin i cili ia ka dhënë letërnjoftimet e falsifikuara për të cilët spekulohet se janë përdorur në zgjedhje.
Gjykimi i demonstruesve, Nikola Arizanovski dhe FIlip Nakovski anulohet disa herë, sepse nuk është përcaktuar se sa dëmshpërblim duhet të paguaj secili demonstrues.
Edhe rasti “Rover” anulohet tashmë disa herë për shkak të mungesës së të akuzuarve./Telegrafi/