Largimi i 10 punëtorëve nga puna të kompanisë “Dolphin” të cilët kanë pastruar për 13 vite objektin e Qeverisë së Kosovës ka ngjallur reagimin e tyre dhe të Sindikatës së Sektorit Privat.
Kryetari i kësaj, Sindikate Jusuf Azemi tha se pas largimit nga puna të punëtorëve u kanë sugjeruar atyre që të mos dalin në punë dhe të vazhdojnë me procedura ligjore për zgjedhjen çështjes së tyre si dhe mos marrjen e 7 pagave.
“Çështjen e largimit të 10 punëtorëve nga puna , e kemi lajmëruar edhe në Inspektoratin e Punës. Po ashtu kemi caktuar edhe një avokat i cili do të merret me ketë çështje, si dhe me pagat që punëtorët nuk i kanë marrë që 7 muaj”, tha Azemi për Radio Dukagjinin.
Sipas tij, Qeveria ka bërë shkelje ligjore pasi që kur punëtoret janë në grevë nuk kanë të drejtë tu ndërkrehen kontrata e punës.
Azemi thekson se gjendja e punëtorëve nuk është e mirë as në objektet e tjera ku i pastron kompania “Dolphin”, kompani kjo e cila sipas tij nuk dihet se ka i kanë shkuar paratë.
Ai ka treguar se punëtorët e kompanisë të cilët kanë pastruar Qeverinë nuk kanë paguar tatime në Trust si dhe tatim në pagë në Administratën Tatimore të Kosovës.
Tash pastrimin e objektit të qeverisë e benë kompania “MSS”. /Telegrafi/