Telegrafi

Në Gjirin e Meksikës, nuk derdhet më naftë

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e kompanisë britanike British Petrolium (BP) sipas të cilëve, balta e posaçme, me të cilën është mbushur vrima prej nga rridhte naftë vazhdimisht, pengon daljen e mëtejshme të saj në sipërfaqe, ndërsa mësohet se në hapin e dytë, në vrimën e shpimit do të hidhet çimento.

Sipas ekspertëve, që nga 20 prilli kur një pus nëndetar shpërtheu në Gjirin e Meksikës, duke lënë të vdekur në vend 11 punonjës, janë derdhur në det më se 5 milionë fuçi naftë, sasi kjo e barabartë me 780 milionë litra në total.

"Ishte një lajm shumë i mirë, kur mësuam që përpjekjet e ndalimit përmes metodës ‘static kill’ duket se po sjellin rezultat dhe një raport i nxjerrë sot nga shkencëtarët tanë tregon se shumica e naftës së derdhur ka qenë shpërndarë, apo larguar nga uji. Pra beteja e gjatë për të ndalur rrjedhjen dhe për të mbledhur naftën, më në fund është duke iu afruar fundit", tha presidenti, Barak Obama.

Duke sqaruar konkretisht operacionin, “British Petrolium” konfirmoi se argjila po e mban nën kontroll presionin e naftës dhe se pompimi i naftës tashmë ja ndalur dhe ekspertët po analizojnë gjendjen në pus për të parë nëse nevojitej argjilë shtesë.

Nga ana tjetër, drejtuesit e koncernit gjigant të naftës, deklaruan se do të bashkëpunojë nga afër me personin përgjegjës që ka caktuar qeveria federale, admiralin Thad Allen, për të vendosur nëse derdhja e çimentos do të bëhet në të njëjtën mënyrë si derdhja e argjilës. /noa/telegrafi/