Telegrafi

Në Gjilan më së shumti raste me COVID-19 ka në Stançiç ku është pika kufitare me Maqedoninë

Në Gjilan sonte janë raportuar tri raste të reja me coronavirus.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli thotë për RTV Dukagjinin se por këtyre rasteve të reja, në këtë komunë rezultojnë të shëruar edhe dy persona tjerë.

Ai thotë se të gjitha rastet e javës së fundit janë raste kontakti të njohura.

“Raste më së shumti janë paraqitur në Stançiç në pikën kufitare me Malin e Zi. Aty kemi një numër të konsiderueshëm të infektuarve dhe si pasojë e kësaj janë shpërndarë infeksionet gjithandej”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ismaili thotë se momentalisht në Komunën e Gjilanit janë 67 raste aktive ndërsa nga fillimi i pandemisë janë 87 të shëruar plotësisht.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit thotë se kanë bërë kërkesë te institucionet qendrore që pika kufitare me Maqedoninë të vazhdojë të jetë e mbyllur pasi sipas tij Kumanova ka një numër shumë të madh të infektimeve dhe ekziston rreziku i importimit të rasteve edhe në Gjilan./Telegrafi/