Ruzhdi Ismaili nga Gjilani ka takuar nënën e tij pas 57 vitesh.
Prindërit e Ismailit ishin ndarë kur ai ishte një vjeçar. Ai për Klan Kosova ka treguar për vështirësitë që i ka pasur gjatë jetës së tij, në mungesë të nënës.
Gjithashtu, ai ka theksuar se nënën e tij e ka kërkuar çdo vend, dhe se atë nuk ka mundur ta zëvendësoj askush.
Ruzhdi Ismaili, ka gjetur nënën falë vëllait të tij.
Nëna e Ruzhdisë ka thënë se gjithmonë ka menduar për djalin e saj, dhe se nuk ka mundur ta kërkojë atë për shkak se familja e kishte martuar në një vend tjetër./Telegrafi/