Telegrafi

Në Gjilan gjendet i vdekur një 52-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Një person i moshës 52-vjeçare, sot paradite, është gjetur i vdekur afër shtëpisë së tij, në Kokaj të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë për rajonipress se të mërkurën rreth orës 10.00 është gjetur i vdekur Q.M. nga fshati Kokaj, banues në Gjilan.

Hashani ka thënë 52 vjeçari dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në një mal, afër shtëpisë së tij.

“Të mërkurën rreth orës 10.00 të mëngjesit te shtëpia e tij, në Kokaj, është gjetur trupi i pajetë i një 52 vjeçar, i cili dyshohet të ketë bërë vetëvrasje edhe pse policia rastin e trajton si vdekje e dyshimtë”, tha Hashani.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, prokurori dhe mjeku i kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen.

Hashani tha se afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë.