Telegrafi

Në Gjilan gjendet e vdekur një zyrtare policore

(E PLOTËSUAR) Një zyrtare policore është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Gjilan, në rrugën pranë varrezave të qytetit.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin Ismet Hashani – zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur se viktima është një zyrtare policore, kurse rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe prokurori, të cilët janë duke hetuar shkaktarin e vdekjes. /Telegrafi/