Telegrafi

Në Gjilan 72 raste aktive me coronavirus

Statistikat, 29 qershor 2020

Në Gjilan sonte janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19.

Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli thotë për RTV Dukagjinin se tri rasteve tashmë u dihet burimi i infeksionit dhe dy prej tyre ende nuk u dihet burimi i infeksionit.

“Pos pesë rasteve sonte në Gjilan janë shëruar edhe katër persona tjerë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ismajli thotë se drejtori Naser Korça tashmë rezulton i shëruar nga coronavirusi por edhe një tjetër drejtor pret të mërkurën të testohet për shërim.

“Momentalisht kemi 72 raste aktive kur tre nga ta janë zyrtarë komunalë”, tha ndër të tjera Arbër Ismajli./Telegrafi/