Gjatë ditëve të kaluara siç u njoftua, territori i Gadishullit Ballkanik, veçanërisht pjesa jugore e saj, u kaplua nga një masë ajrore jashtëzakonisht e ngrohtë që depërtoi nga vendet e Afrikës veriore dhe të njëjtat kanë mundësuar kushte për temperatura shumë të larta të ajrit.
Gjatë ditës së djeshme, më nxehët ka qenë në Shqipëri dhe atë në qytetin e Beratit ku temperatura ka arritur deri më 31 gradë celsius.
Vala e nxehtë e nuk e ka anashkaluar edhe Maqedoninë, ku dje në Gjevgjeli temperatura ka arritur deri më 29 gradë celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, ndonëse temperaturat e ajrit do të jenë disi më të ulëta, ato do të jenë ende mbi mesataren për këtë pjesë të vitit./Telegrafi/