Në komunën e Gjevgjelisë do të realizohet aksioni i dezinsektimit kundër larvave të ndryshme dhe mushkonjave, në vendet ku ka ujë të parrjedhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është masa e parë për mbrojtje nga mushkonjat që parasheh vendosje tabletash kundër larvave në të gjitha vendet ku ka uj të parrjedhshëm përreth Vardarit.
Në periudhën që vjen parashihen dy fhsuata dezinsektimi nga ajri me aeroplan. Përveç kësaj, sot në Gjevgjeli ka filluar deratizimi, pra ulja e dëmeve nga brejtësit. Në këtë aksion do të përdoren preparate të posaçme dhe do të vendosen në më shumë se 1.800 pika kanalizimi./Telegrafi/