Një 23 vjeçar nga Gjevgjelia është kallëzuar penalisht nën dyshimin se ka kryer veprën penale të grabitjes. Dyshohet se ky person e ka plaçkitur një shtetasin turk, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave, turkut i janë marrë 5000 euro, si edhe një orë ”Rolex” që kushton 7000 euro. N. P nga Përdejci i Gjevgjelisë, me maskë në fytyrë dhe me pistoletë në dorë, e ka sulmuar shtetasin turk, A. Xh (31), duke e goditur në kokë, e më pastaj e ka kryer grabitjen.
Policia e Gjevgjelisë ka ndërmarrë masat e duhura për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/