Në qendrën tranzite të pranimit të refugjatëve ”Vinojug” në Gjevgjeli, tani për tani ka vetëm 16 migrantë që i kanë të gjitha kushtet e mjaftueshme për qëndrim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të policisë kufitare, 8 nga migrantët do të qëndrojnë aty, kurse 8 tjerët janë duke qëndruar përkohësisht në Vinojug.
Gjithashtu, policia kufitare bën të ditur se gjendja në kuotën 59 kufitare është e qetë. Në 24 orët e fundit nuk janë evidentuar kalime ilegale të kufirit nga ana e migrantëve./Telegrafi/