Telegrafi

Në Gjevgjeli janë paraqitur 314 kërkesa për dëmet nga moti i keq

Në afatin e konfirmuar kohor për paraqitjen e kërkesës për dëmet nga moti i keq në zyrat e qytetit të Gjevgjelisë, Negroci dhe Miravc janë dërguar 314 kërkesa nga persona fizik dhe juridik për dëmet e në tokat bujqësore.

Më shumë kërkesa janë paraqitur në Negorc gjithësej 160, çka konfirmon se dëmet më të mëdha kanë qenë në këtë pjesë. Në Gjevgjeli janë ngritur gjithësej 126 kërkesa, kryesisht nga bujqit nga Novo Konsko dhe Mërzneci, ndërsa në Miravc janë ngritur 16 kërkesa.

Komisioni për evidentimin e dëmeve nga moti i keq ka kryer hetim në hapësiat e “Rigoimpeks” dhe “Viktoria Fruit” nga Gjevgjelia, si dhe në hapësira bujqësore në Novo Konsko. /Telegrafi/