Në Lörrach të Gjermanisë u mbajt një manifestim për jetën dhe veprën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.
Manifestimi u organizua nga Lobi Euro Atlantik Shqiptar, kurse të pranishmit i përshëndeti kryetari i Lobit, Shukri Ymeri.
Në këtë manifestim morën pjesë edhe Magbule Shkodra -zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, Ragmi Mustafa nga Lugina e Preshevës, Loro Ndrekiqi -kryetar i Ulqinit!
Për jetën dhe veprën e Heroit Kombëtar, me punime shkencore u prezantuan Profesor Klodjan Pasku dhe Shaban Arifi, ndërkaq, Skender Musliu – zëdhënës i Lobit foli për aktivitetin e organizatës.
Kryetari Ymeri ndau mirënjohje për disa aktivistë në shenjë respekti dhe falënderimi për punën dhe ndihmën e treguar.
Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të Lobit nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët si: Norvegjia, Kalabria, Italia, Kroacia, Franca, Zvicra, Gjermania, Belgjika dhe Greqia. /Telegrafi/