Vrasja e një studenteje në Freiburg ka shkaktuar reagime të ashpra në publikun gjerman kur është kuptuar se i dyshuari është një i mitur në Afganistan dhe për këtë janë nxitur diskutime për ardhjen e refugjatëve shkruan sot Deutche Welle.
Pas hetimeve shtatë javëshe policia në Baden Wurtemberg ka arrestuar të dyshuarin për dhunim dhe vrasje të studentes.
Viktima ka pasur 19 vjeç ndërsa trupi i saj është gjetur më 16 tetor në një lumë.
I arrestuari është një i mitur 17 vjeçar afgan i cili në Gjermani ka ardhur i vetëm vitin e kaluar dhe ka jetuar te një familje strehuese.
Ky lajm për kundërshtarët e politikës për pranimin e refugjatëve në Gjermani është dëshmi se ajo është politikë e gabuar dhe destabilizon shtetin.