Telegrafi

Në Gjermani protestë kundër mbylljes së restoranteve gjatë krizës së coronavirusit

Karriget e restoranteve qëndrojnë të rregulluara përpara Portës së Brandenburgut gjatë një proteste mbarëkombëtare nga pronarët e shumë restoranteve gjatë krizës së pandemisë së coronavirusit më 24 prill në Berlin të Gjermanisë.

Pronarët e restoranteve, kafeneve dhe lokaleve të birrës në të gjithë Gjermaninë kanë protestuar sot për të kërkuar një lehtësim të masave të bllokimit të vendosura nga autoritetet që nga marsi, për të penguar përhapjen e coronavirusit.

 

Shumë pronarë pretendojnë se po përballen me falimentim dhe kërkojnë që të mund të rihapen së shpejti këto restorante. /Telegrafi/