Telegrafi

Në Gjermani kapet vrasësi shqiptar me pagesë (Foto)

Është arrestuar në Gjermani, Dritan Peksani. 26-vjeçari nga Shkodra ishte shpallur në kërkim si anëtar i bandës së Admir Tafilit.

Sipas Tv Klan anëtarët e këtij grupi gjithsej 9 persona dyshohet se janë autor i disa ngjarjeve mjaft të rënda kriminale.

Drejtuesi i tij Admir Tafili merrte porosi në burg për të vrarë persona të ndryshëm. Me pas ia delegonte anëtarëve të tjerë të cilët kryenin porosinë. I arrestuari në Gjermani dyshohet se është i përfshirë në të paktën dy ngjarje mjaft të rënda. Dyshohet se ai ka marrë urdhër për të eliminuar Brahim Manin në Shkodër për motive të gjakmarrjes, qershorin e vitit 2014.

Në hetimet paraprake Peksani ka qenë dhe i dyshuar për eksplozivin në makinën e ish-drejtorit të burgut të Fushë-Krujës Arben Sulojt. Suloj mbeti i plagosur rëndë në këtë atentat. Megjithatë në dosjen e dërguar në gjykatë për bandën e Tafilit, kjo ngjarje nuk është përfshirë.

Peksani në ngjarjet kriminale ku ka qenë përfshirë sipas policisë ka bashkëpunuar ngushte me Kristi Pinen dhe Alfred Qefaline.