Punëtorët e ndërtimit në provincën lindore gjermane të Saksonisë zbuluan gjatë punimeve qindra granata të vogla të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, njoftoi sot policia në qytetin Torgau, në verilindje të Leipzig.
Disa u zbuluan të premten, kur u thirrën ekspertët e asgjësimit të bombave.
Pas kësaj, punëtorët gjetën më shumë granata, kështu që numri i përgjithshëm u rrit përfundimisht në pothuajse 700.
Predhat u hoqën menjëherë dhe u dërguan në një vend të sigurt për tu asgjësuar.
Ekspertët thonë se bëhet fjalë për mjete shpërthyese të njohura si “Wurfgranaten”. Këto janë granata të vogla që gjuhen nga një armë sinjalizuese.
Punëtorët gjermanë të ndërtimit shpesh zbulojnë mjete të ngjashme të pashpërthyera të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/