Telegrafi

Në Gjermani është zgjedhur prapanica më e mirë në botë

Juria e këtij kompeticioni nuk ka kërkuar fytyra të bukura, këmbë të mira ose intelekt mbresëlënës. I vetmi kusht të cilin vajzat është dashur ta plotësojnë ka qenë posedimi i prapanicës tërheqëse në stilin e Jennifer Lopezit.

Konkurrimin, në të cilin janë paraqitur 48 prapanica të bukura nga mbarë bota, e ka organizuar prodhuesi i veshjeve të brendshme, Sloggi, ndërsa fituesja është shpallur unanimisht.

Titullin e ka fituar prapanica e nëntëmbëdhjetëvjeçares bullgare, Kristina Dimitrova, ndërsa në vendin e dytë është renditur tetëmbëdhjetëvjeçarja japoneze, Kaho Watanabe.

Çmimin e prapanicës më të mirë të mashkullit, e ka fituar rumuni, Andreia Andreia.

Të dy fituesit kanë fituar nga 15 mijë euro dhe kontratë ekskluzive me prodhuesin e njohur të veshjeve të brendshme, Sloggi, si edhe kanë fituar premi për sigurimin e prapanicave.