Telegrafi

Në Gjermani 7.2 % të papunë

Agjencia Federale për Punë kumtoi në Nyremberg se në dhjetor të vitit të kaluar të papunë kanë qenë 3.016.000 persona, që është 85.000 më shumë se në nëntor, por 260.000 më pak se një vit më parë. Aktualisht kuota e papunësisë në Gjermani është 7.2 për qind.

Shefi i Agjencisë për Punë Frank-Jürgen Weise u shpreh i kënaqur me zhvillimet në tregun e punës gjatë vitit 2010. Sipas tij, kërkesa për punëtorë edhe më tej mbetet e lartë. /Telegrafi/