Telegrafi

Në gjendje të rëndë shëndetësore, ‘Kemali’: Asgjë nuk është e vërtetë

Burak Ozcivit, i njohur si ‘Kemali’ i serialit “Dashuri e verbër”, është raportuar se është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Aktori 33-vjeçari raportohet se është prekur nga e ashtuquajtura “burnout syndrome”.

Kjo e fundit është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.

Por vetë aktori ka mohuar gjithçka “Nuk ka asgjë të tillë, përkundrazi jam shumë i motivuar për sezonin e ri. Kam projekte të reja të cilat aktualisht po i mësoj skenarin”.

“Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më”, pohoi ai.

Lexo po ashtu “Kemali” befason bashkëshorten me një dhuratë fantastike

I njëjti ka refuzuar çdo projekt që i është ofruar javëve të fundit, duke mos bërë të ditur faktin nëse mendon të rikthehet në ekran. /Telegrafi/