Burak Ozcivit, i njohur si ‘Kemali’ i serialit “Dashuri e verbër”, është raportuar se është në gjendje të vështirë shëndetësore.
Aktori 33-vjeçari raportohet se është prekur nga e ashtuquajtura “burnout syndrome”.
Kjo e fundit është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.
Por vetë aktori ka mohuar gjithçka “Nuk ka asgjë të tillë, përkundrazi jam shumë i motivuar për sezonin e ri. Kam projekte të reja të cilat aktualisht po i mësoj skenarin”.
“Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më”, pohoi ai.
I njëjti ka refuzuar çdo projekt që i është ofruar javëve të fundit, duke mos bërë të ditur faktin nëse mendon të rikthehet në ekran. /Telegrafi/