Në Shtëpinë e Foshnjës dhe pëkujdesjes së fëmijëve në qytetin e Manastirit, një punonjëse e këtij institucioni e ka lidhur me mbulesë shtrati një fëmijë për krevati.
Rasti është bërë publik sot nga avokati i popullit i cili kërkoi nga organet kompetente që çështja të trajtohet me korrektësi maksimale deri në fund.
“Punonjësja e Shtëpisë për foshnja dhe fëmijë të vegjël në Manastir, duke punuar në gjendje të alkoolizuar, e ka lidhur njërin nga fëmijët me mbulesë shtrati për krevati, ndërsa fëmijët e tjerë i ka neglizhuar”, deklaroi Avokati i Popullit, pas një inspektimi të drejtpërdrejtë të institucionit.
Avokati i Popullit tha se në një bisedë me drejtorin dhe avokatin e “IP Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël” në Manastir, si dhe në tërë dokumentacionin e përgatitur për rastin, janë vërtetuar pretendimet dhe është konstatuar se punonjësja ishte në gjendje të dehur dhe se njëri prej fëmijëve ishte lidhur me një mblesë shtrati në krevat, duke e bërë të pamundur lëvizjen e fëmijës.
Për rrjedhojë, drejtuesit e institucionit kanë ndërmarrë veprimet e duhura dhe kanë nisur procedurën sanksionuese ndaj punonjëses për veprime të tilla.
Sipas Avokatit të Popullit, i cili si organ kujdeset në mënyrë të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si grup vulnerabël, ky qëndrim i punonjëses është në kundërshtim me disa nene të konventave ndërkombëtare të ratifikuara.
“Përkatësisht, sipas nenit 3 të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, thuhet se në të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me fëmijët, interesat e fëmijës kanë rëndësi parësore, pavarësisht nëse ato zbatohen nga institucione publike apo private për çështje sociale apo mbrojtje dhe shtetet nënshkruese marrin përsipër t’i ofrojnë fëmijës një mbrojtje dhe kujdes të tillë që është thelbësor për mirëqenien e tij ose të saj dhe të sigurojnë që të gjitha shërbimet dhe institucionet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve janë në përputhje me standardet e përcaktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe shëndetit, numrit dhe dinjitetit të personelit, siç është mbikëqyrja e ekspertëve”, tha Avokati i popullit.
Ai tha se pret që Ministria kompetente të marrë masa për ta sanksionuar ashpër këtë qëndrim të punonjëses, duke theksuar se duhet të forcohen kriteret, por edhe të kujdeset për përzgjedhjen e personave të punësuar në institucione dhe forma të tjera të punësimit.
Ai apeloi që të kontrollohet dhe monitorohet rregullisht cilësia e shërbimit të ofruar nga punonjësit e institucioneve publike.