Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, ka një datë të veçantë sot më 20 janar.
Kjo pasi në këtë datë, ajo ka përvjetorin e propozimi për martesë që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Dukagjin Fetahu.
Gjashtë vite më parë në një datë si kjo, Dugi i kishte propozuar artistes me prejardhje nga Deçani martesë, gjatë kohës sa ishin në një pushim në Tajlandë.
Këngëtarja Ramosaj ka kujtuar së fundmi këtë ditë të veçantë përmes një kolazhi fotografish të publikuara në InstaStory.
“Urime përvjetori dashuri”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, në mesin e të cilave shihet edhe urimi për martesë që bashkëshorti ia kishte bërë në rërën e plazhit.
Fryt i dashurisë mes këtij çifti është djali i tyre, Noah, i cili erdhi në jetë po atë vit.
Argjentina dhe Dukagjini jetojnë së bashku në Prishtinë prej gjashtë vitesh. /Telegrafi/