Site icon Telegrafi

Në gjashtë vite zjarri në Shqipëri shkaktoi dëme mbi 823 milionë euro

Nga shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, zjarri në Peshtan të Fierit ka krijuar deri më tani një faturë prej 161 mijë eurosh.

“Nëse do t’i kishim paraprirë situatës me masa mbrojtëse , sipërfaqja e djegur do të ishte ndjeshëm më e ulët. Si çdo vit përballemi me zjarre dhe kosto të mëdha për shkak të neglizhencës”, thotë Abdulla Diku, ekspert i mjedisit.

Duke përllogaritur sipërfaqen e djegur nga zjarret në 6 vitet e fundit, dëmi ekonomik shkon në mbi 823 milionë euro, shifër kjo më se  mjaftueshme për të rritur kënaqshëm pensionet për rreth 780 mijë të moshuarit në vend.

Dhe më e keqja është se pas disa zjarreve, dëmi është i pakthyeshëm.

“Ka sipërfaqe të cilat nuk mund të rikuperohen pasi dëmi është i pakthyeshëm. Toka ka humbur aftësitë regjeneruese dhe sipërfaqja nuk mund të rivitalizohet”, thotë Diku.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita, Puka, Shkodra, Mati, Dibra, Bulqiza, Librazhdi, Erseka dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve./A2 CNN

Exit mobile version