Telegrafi

Në Gjakovë refuzohet trajtimi i shtatzënës, vazhdon trajtimin në Junik (Video)

Problemet shëndetësore në fillim të shtatzënisë së tretë të bashkëshortes së Arjeton Thaçit, nuk janë të vetmet, raporton KTV. Ajo u përball edhe me rezistencë të stafit mjekësor për t’u trajtuar.

Pas vizitës specialistike në një klinikë private, Thaçi kishte sjellë bashkëshorten për të marrë një infuzion në qendrën kryesore të mjekësisë familjare, por ajo u refuzua nga punëtorët.

Thaçi tregon se nuk i dhanë shpjegime e as shërbime, deri kur kërkoi ndihmë në Polici.

Në Drejtorinë Komunale për shëndetësi arsyetojnë sjelljen e stafit, duke thënë se u ofendua stafi dhe punëtorja shëndetësore.

Për shkak të këtyre problemeve që kishte në Gjakovë, pacientja shërbimet shëndetësore po i kryen në Junik.