Telegrafi

Në Gjakovë për shkak të mungesës së rrymës, ndërpritet  furnizimi me ujë të pijshëm  

Foto: Ilustrim

Ujësjellësi Rajonal KRU “Gjakova” ka njoftuar se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona kanë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas një njoftimi përmes rrjetit social Facebook, thuhet se zonat të cilat atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë janë ato zona të cilat furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit nga ana e KEDS”, kanë shkruar nga KRU Gjakova, në Facebook. /Telegrafi/