Telegrafi

Në Gjakovë nuk do të vihet bustin i Fadil Hoxhës

Komuna e Gjakovës kishte hapur konkurs për ndërtimin e përmendores së ish-liderit komunist të Kosovës, Fadil Hoxha, por, siç bën të ditur Artan Nimani, asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Asambleja komunale e Gjakovës ka hedhur poshtë vendimin për ndërtimin e shtatores.

“Përfundimisht Gjakova voton kunder shtatores se Shokut Fadil Hoxha. Sot këshilltaret e KK të Gjakovës mbeshteten propozimin tim dhe e revokuam vendimin e mëhershem…. Gjakova i bashkohet botese që Komunizmin e vlerson si regjim kriminal Urime Gjakovë Europiane” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.