Site icon Telegrafi

Në Gjakovë mbahet manifestimi “Gratë në kulturë”

Për nder të 8 marsit, Ditës ndërkombëtare të gruas, në Gjakovë u mblodhën personalitete të shquara të artit dhe kulturës, nga troje të ndryshme shqiptare.

Kjo u mundësua përmes manifestimit “Gratë në Kulturë” , aktivitet i mbështetur nga Komuna e Gjakovës, me synim që përmes grave të dëshmuara në fushën e kulturës , të mbështesin dhe frymëzojnë gratë në përgjithësi, për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova Baçi, tha se Gjakova është e nderuar të mirëpres këtë manifestim dhe këto gra të suksesshme.

Ndërkaq, organizatorja e edicionit të katërt të manifestimit “Gratë në Kulturë” praf.Ord. Besiana Mehmedi, mezosoprano, tha se Gjakova meriton një event te tillë , pasi nga këtu kanë dalë shumë figura femra të cilat kanë zhvilluar dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe artin e Kosovës.

Publiku i pranishëm, pati mundlësinë të ndriqte përformancën e këngëtarës  Shpresa Gashi, me interpretimin e jashtëzakonshëm të aktorës Igballe Qena, e solistes Marjana Leka, fjalimin e spikatur të balerinës Sabrie Spahiu, e libretistes Ajmone Dhomi, aktivistes dhe poetes Flora Brovina, e balerinës ikonë Sabrije Spahiu.

Ndërsa për vlerat e qytetit të Gjakovës foli dhe Violeta Hoxha, themeluese e Atelesë “Viki”.

Në aktivitet dhanë një përformancë të bukur edhe kori i grave dhe vajzave “Besa”.

Ndërkaq ky manifestim u përmbyll me përformancën e këngës “Valsi i lumturisë” duet nga Marjana Leka e Besiana Mehmedi.

Exit mobile version