Site icon Telegrafi

Në Georgia mbeten edhe 60 mijë vota për t’u numëruar, vazhdon gara mes Biden dhe Trump

Një zyrtar i komisionit zgjedhor në Georgia, ka konfirmuar se kanë mbetur edhe 60 mijë vota që të numërohen në këtë shtet, që shumë shpejtë pritet të publikohen edhe të dhënat se cili kandidat ka fituar.

Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit të Georgia, Brad Raffensperger, ka bërë të ditur se zyrtarët i kanë dhënë prioritet saktësisë e jo shpejtësisë.

Ai gjithashtu theksoi se disa zyrtarë të këtij shteti kanë harruar të klikojnë butonin e “ngarkimit”, për të postuar votën e tyre e cila duhet të numërohet, për këtë arsye shteti ua ka dërguar atyre një njoftim shtesë si rikujtesë.

Në anën tjetër Donald Trump udhëheq në Georgia me afro 18 mijë vota.

Exit mobile version