Policia e komunikacionit njofton se në qytetin e Shkupit dhe rrethinë, kanë ndodhur 10 fatkeqësi komunikacioni, të cilat kanë përfunduar me disa të lënduar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Katër nga këto aksidente komunikacioni, kanë përfunduar me dëme materiale, ndërkaq pesë prej tyre kanë përfunduar me të lënduar. Për fat të mirë, nuk ka persona me lëndime serioze.
Gjithashtu, karrotreci ka lëvizur 67 vetura që e kanë penguar mbarvajtjen e komunikacionit.
Policia bën të ditur se sot në ora 19 në Gazi Babë, në hapësirat e stacionit policor, do të mbahet një ligjëratë këshilluese kushtuar komunikacionit, ku do të marrin pjesë qytetarët të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme, në cilësinë e shoferëve./Telegrafi/